mir se erdhet te www.mitrovicade.de.tl

mengjesimengjesiRTK

 

Vazhdon faza e dytë e Kampionatit “Spanja 2007”

Pas një ditë pushimi në garat e Kampionatit evropian “Spanja 2007”, 12 përfaqësueset më të suksesshme nga faza e parë e këtij kampionati, sot në Madrid i vazhdojnë garat e fazës së dytë.

Sot, në orën 16 e 30 minuta, përballja e parë do të jetë ndërmjet Portugalisë dhe Rusisë. Në orën 19:00, luajnë Izraeli dhe Kroacia, kurse në orën 21:30 minuta takohen Spanja dhe Greqia.
Një ditë më vonë,takohen: Franca – Gjermania (16:30), Italia – Lituania (19:00) dhe Turqia – Sllovenia (21:30).

 

Henin kalon pengesën e quajtur, Venus Williams

Numri një i tenisit femëror, Justine Henin, ka mposhtur edhe Venus Williamsin, me rezultat 7-6, 6-4, për të siguruar finalen e US Open, ku do të përballet me rusen, Svetlana Kuznetsova.

Kampionia e French Open, do të tentojë të rikthejë titullin e fituar në vitin 2003, kundër kampiones së vitit 2004, Kuznetsova, pasi që eliminoi amerikanen gjatë ndeshjes që zgjati 1 orë e 59 minuta.
“Të dyja kemi luajtur tenis vërtetë të mirë, veçanërisht në fund të setit të parë“, ka thënë Henin. “U bëra ca nervoze por vetëm vazhdova të luftoj dhe jam e lumtur përh këtë fitore. E dija se duhej të isha agresive dhe është mirë të jem edhe në një finale këtu”. Henin në ndeshjen për kualifikim në çerekfinale të këtij turneu, kishte mposhtur edhe motrën tjetër Williams, Serenan, duke u bërë vetëm e dyta që i mposht të dyja motrat, Venus dhe Serena Williams, në të njëjtin turne të madh. Martina Hingis po ashtu, kishte bërë të njëjtën gjë, në vitin 2001, në Australian Open.

FIA kërkon dëshmi te vozitësit e McLarenit

Organizata ndërkombëtare automobilistike ka publikuar kopjet e letrave dërguar vozitësve të McLarenit, në kërkim të dëshmive për “aferën e spiunazhit".

FIA u ka dërguar tri letra identike, Fernando Alonsos, Lewis Hamiltonit dhe vozitësit testues, Pedr de la Rossa, që të ndihmojnë në hulumtimin e “aferës së spiunazhit", në të cilën McLaren akuzohet për marrje të dokumenteve të besueshme të Ferrarit nga ish mekaniku kryesor i ekipit italian, Nigel Stepney. Presidenti i FIA-s, Max Mosley, ka qenë i informuar se, vozitësit e McLarenit mund të kenë në posedim dëshmi të shkruar që ka lidhje me rastin. Në interes të sportit dhe kampionatit botëror në Formula 1, është e rëndësishme që FIA të vërtetojë nëse paditë janë të bazuara në fakte. Andaj FIA kërkon nga ju që të dorëzoni kopjet e dokumenteve relevante të cilat do të mund të ishin në posedimin tuaj, thuhet në mes tjerash në letrën e FIA-s.

Kick-boksierët kosovarë përgatiten në Durrës

Përfaqësuesja e Kosovës në Kick Box, ka udhëtuar për në Durrës, ku do t’i realizojë parapërgatitjet, para pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror, që mbahet kah fundi i këtij muaji në Karlsruhe të Gjermanisë.

Në kuadër të këtij grupi të kësaj përfaqësuese, kanë udhëtuar 10 vetë, prej tyre 7 sportistë dhe trajneri Fatmir Sopi. Nga këto përgatitje, që janë mëse të nevojshme për kick-boksierët kosovarë, pritet që në këtë kampionat të arrihen rezultate të mira, sikurse edhe viteve të kaluara përkatësisht vjet, ku kjo përfaqësuese nga Kampionati Botëror në Kick-Boks, i cili ishte organizuar në Spanjë, në mes tjerash u stolis me medalje të artë. Mjetet financiare për të realizuar këto parapërgatitje për ekipin e kësaj përfaqësuese, janë siguruar nga Departamenti i Sportit, përkatësisht nga Ministria e Kulturës, Sportit dhe Çështjeve jo Rezidente të Kosovës.

 

Hamilton triumfon dhe në pistën e Hungarisë

Piloti britanik i Formula Uno, Luis Hamilton ka triumfuar në garën e djeshme të zhvilluar në Hungari duke ia rritur shanset vetes për tu shpallur kampioni i ri i botës në automobilizëm.

Në fitoren e tij Hamilton u favorizua dhe nga penalizimi i kampionit në fuqi të botës spanjollit Fernando Alonso, i cili edhe pse arriti kohën më të mirë në provat zyrtare të ditës së shtunë, u detyrua të niset i gjashti. Pista e Hungarisë, e njohur për vështirësitë që paraqet gjatë garës, dëshmoi dhe një herë se piloti i talentuari i skuderisë së Mclaren është favoriti kryesor për të zënë vendin e parë në podium në fund të sezonit. Hamilton e kryesoi garën vazhdimisht, në saj dhe të një strategjie të hartuar mirë nga skuderia e tij në furnizimin e makinës me karburant. Alonso bëri të gjitha përpjekjet për të konkuruar denjësisht, por vështirësia në parakalim që paraqet pista e Hungarisë u bë një pengesë serioze për të. Në fund të garës, Alonso u rendit i katërti. Në podium krahas Hamilton, u ngjitën Raikonen i Ferrarit në vendin e dytë dhe Haidfeld i BMV-së në vendin e tretë. Pas kësaj gare Hamilton kryeson Furmula Uno me 80 pikë, ndërsa për skuderitë në vendin e parë është Mclaren me 138 pikë.

Përfaqësuesja e boksit përgatitet në Pogradec

Përfaqësuesja e Kosovës në boks, të mërkurën, pritet të udhëtojë në përgatitje 10 ditëshe në Pogradec të Shqipërisë. Federata ka parapare përgaditje për boksierët më të mirë dhe shpresat Olimpike.

Përzgjedhësi Mehmet Haxhani, ka publikuar emrat që do të udhëtojnë për në Pogradec:
1. Liridon Zeqiri – Drita – Gjilan
2. Betim Krasniqi – Lipjan
3. Burim Hasani – F.Kosovë
4. Fadil Beqiri – Trepça 89
5. Avni Sejfijaj - Pejë
6. Milot Shabani – Kastrioti
7. Rasim Shabani – Drita
8. Jeton Plakaj – Prishtine
9. Lulzim Zeqa – Gjakova 137
Me ekip do të udhtojë selektori Mehmet Haxhani dhe trajneri Shefki Bogujevci, kurse përgjegjës në këto përgatitje do te jetë sek.teknik i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli.

Moya depërton në finale të Croatia Open

Spanjolli Carlos Moya ka depërtuar në finalen e Croatia Open pasi që ka mundur argjentinasin Guillermo Canas 6-3 6-2 duke mbetur në garë për titullin e tij të pestë në Umag.

Në finalen e veteranëve që mbahet sot, 30-vjeçari Moya do të luaj kundër rumunit Andrei Pavel, 33, i cili pati paksa telashe për të mundur të kualifikuarin serb Viktor Troicki 6-3 6-3 në gjysmëfinalen e tyre.
Spanjolli, i cili është duke kërkuar titullin e tij të 20-të të karrierës, iu deshën 90 minuta për të mposhtur Canarin.
Moya, tenisti më i suksesshëm në Croatia Open që prej paraqitjes së këtij turneu në vitin 1990, herën e fundit e ka fituar titullin para katër vitesh.

McLaren shmang sanksionet për vjedhje informacioni

FIA gjatë seancës së shqyrtimit ka vendosur që McLaren të mos ndëshkohet, pavarësisht se është kapur me posedim të informacioneve të besueshme teknike të skuadrës së Ferrarit.

McLaren, i cili kryeson ndaj Ferrarit me 27 pikë në kampionat, pas fitimit të garës së fundit European Grand Prix gjatë të dielës së kaluar, është akuzuar për thyerje të rregullave të cilat mund t’i kushtojnë rëndë.
Pas një dëgjimi prej gjashtë orësh të Këshillit Botëror të Sportit Motorik në Paris, vendimi i autoritetit më të lartë të FIA-s ishte: “Jo gjobitje”.
Ekipi i liderit të kampionatit, Lewis Hamilton, dhe kampionit në fuqi, Fernando Alonso, shpëtoi për shkak të “dëshmive të mangëta” se informacionet sekrete kanë ndikuar në kampionatin e sivjetmë.
Sidoqoftë, McLaren është e mundur që edhe më tej të përballet me përjashtim gjatë kampionatit të këtij viti, po aq sa edhe të vitit të ardhshëm, nëse informacioni i vjedhur nga Ferrari zbulohet se mund të përdoret në të ardhmen.
Hamilton kryeson në renditjen e vozitësve me 70 pikë, dy më shumë se kampioni Alonso, derisa dyshja e Ferrarit, Felipe Massa dhe Kimi Raikkonen, gjenden në pozitat tre dhe katër, me 59 respektivisht 52 pikë.
McLaren po ashtu kryeson edhe në tabelën e konstruktorëve me 138 pikë, 27 më shumë se Ferrari.

Krasniqi humb me K.O teknik në raundin e 5-të

Për pesë rounde Thompson ishte dukshëm më i mirë. Si duket matchi i Luanit me Brewster i ka lënë pasoja dhe Luani këto dy vitet e fundit

 


 

 
 
Heute waren schon 1 Besucher (1 Hits) hier!

Diese Webseite wurde kostenlos mit Homepage-Baukasten.de erstellt. Willst du auch eine eigene Webseite?

Gratis anmelden